KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Një elefant në Indi doli jashtë kontrollit duke shkatërruar 20 makina

Një elefant në Indi doli jashtë kontrollit duke shkatërruar 20 makina

Elefanti njihet si kafsha me e mencur dhe e urte, por kur egërsohet mund të bëhet i papërmbajtshëm. Kështu ndodhi gjatë një festivali fetar në shtetin indian të Kerales kur elefanti doli jashtë kontrollit dhe shkatërroi 20 makina dhe motorcikleta të parkuara pranë tempullit. Dy drejtuesit e hipur në shpinën e tij me kot perpiqeshin ta qetesonin. Elefantet janë pjese e pandashme e festivale fetar në Indi dhe incidente të tillla janë të shpeshta. Muajin e shkuar një elefant i egërsuar shkatërroi gati 100 banesa në një fshat të Bengalit.