KRYEFAQJA » LAJME » Një grup tur-operatorësh kroate, vizitë nga afër për të promovuar Shqipërinë
turizem shqiperi tour guide kroate turizem

Një grup tur-operatorësh kroate, vizitë nga afër për të promovuar Shqipërinë

Shqiptarët e njohin dhe e pëlqejnë për pushime Kroacinë, më shumë se sa kroatët Shqipërinë. Por Agjencia Kombëtare e Turizmit ka sjellë këto ditë në Shqipëri një grup tur-operatorësh të rëndësishëm kroatë, të cilët do të udhëtojnë 4 ditë nëpër Shqipëri. Për të prekur nga afër potencialet që vendi ynë ka në turizëm e kësisoj për t’ua ofruar atë në paketa turistike jo vetëm kroatëve, por edhe 3 milionë turistëve që numëroi Kroacia vitin e kaluar.

Ne jemi këtu për të bashkëpunuar në turizëm, sepse ka shumë kroatë që duan ta njohin Shqipërinë, ashtu siç ka shqiptarë që e pëlqejnë Kroacinë. Në vitin e kaluar kemi pasur 3 milionë turistë, kryesisht nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cileve unë mund t’u ofroj edhe Shqipërinë si destinacion në paketa rajonale. Por për këtë duhet te jem i pergatitur me informacionet e duhura. Vjen në rritje edhe numri i turistëve të zogjve, që vijnë sidomos për pelikanët, edhe për këtë mund të bashkëpunojm” – është shprehuë Alborent Rama, Drejtor Marketingu në Agjencinë Kombëtare të Turizmit.

Vitin e kaluar Agjencia Kombëtare e Turizmit organizoi rreth 50 udhëtime nëpër Shqipëri me turoperatorë apo gazetarë të huaj për të promovuar vendin tonë në botë.