KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Marko Stamenkoviç: Një historian arti për emigracionin

Marko Stamenkoviç: Një historian arti për emigracionin

Çfarë dimë ne për emigracionin, a ka një fytyrë të caktuar një emigrant?! Dikush që le shtëpinë dhe niset në kërkim të një strehe por përballet me stereotipe që nisin nga ngjyra e lëkurës, tek gjuha dhe besimi fetar e përfundojnë me stereotipe mbi seksualitetin. Një europiano qendror, historian arti si Marko Stamenkoviç ka vendosur të flasë nga ana tjetër, ta shohë Europën me syrin e një emigranti, si siriani, një irakeni dhe në fjalimet publike që ka ndërmarre nëpër Europë një nga stacionet është edhe Tirana.

Marko Stamenkoviç:
E nis rrëfimin tim me fjalën habibi për të treguar pikëpamjet e mia mbi emigracionin por edhe mbi mashkullorën, seksualitetin dhe intimitetin. Sfida që kam ndërmarrë për një projekt publik që titullohet “Hello from the other side” Migrimi dhe Europa, kuptova që duhet të kombinoja përvojat personale me ato profesionale që përfshinë imazhet dhe analizën e imazheve.

Si intimiteti dhe përceptimi mashkullor ndikojnë në krijimin e imazhit të gabuar mbi “krizën e refugjatëve në Europë”….Marko i diplomuar në Universitetin Gent në Belgjikë e ka nje mesazh?

Marko Stamenkoviç:
Mendoj se është e nevojshme të flasësh për mashkulloren dhe seksualitetin në Ballkanin perendimor sepse jam i sigurtë që ka ende shumë tabu në shoqëritë tona dhe ti vesh në pikëpyetje do të thotë të bësh një hap drejt kuptimit të tyre.

Marko e përcakton këtë si njëe rrëfim te shkurtër për një “çështje të jashtme” mes Europës dhe tjetrit jodomethënës: një ftesë për të menduar se ne cilin fragment të rrugës së ashtëquajtur integruese qëndrojmë gjithesecili. Aftësia jonë për te imagjinuar “një jete më të bukur për të gjithë” dhe për të lëvizur nga konceptet politikisht apo jo korrekte për tek njerëzorja që rrugëton përmes një fjale, habibi-dashuri në gjuhën arabe.