KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Një incident i rënde në Las Vegas

Një incident i rënde në Las Vegas

  • Një makinë që doli nga rruga goditi një grup njerëzish në Las Vegas, në shtetin federal amerikan Nevada. Ngjarja ndodhi para hotelit “Paris” dhe hotelit kazino “Planet Holivud”. Në incident humbën jeten 1 person, ndërsa rreth 30 të tjerë janë plagosur, 6 prej tyre në gjendje të rëndë. Në timonin e automjetit qëndronte një grua, e cila se pari u largua nga vendngjarja, por pak më vone u dorëzua në polici. Sipas mediave amerikane, në makine ka pasur edhe një femijë trevjecar. Gruas iu be testi i alkoolit në gjak. Policia deri tani nuk ka folur rreth shkaqeve të incidentit dhe rrethanave të ngjarjes së rëndë.