KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Një javë para fillimit të Evropianit, edhe metroja e Parisit në grevë

Një javë para fillimit të Evropianit, edhe metroja e Parisit në grevë

Punonjësit e trenave dhe metrove në Paris i janë bashkuar grevës së shoqatës franceze të hekurudhave, një javë para fillimit të Kampionatit Europian. Ndërkohë që pritet një tjetër grevë nga punonjësit portual. Protestat vijnë për shkak të reformave të punës që kërkon të aplikojë qeveria, të cilat përfshijnë edhe ndryshimin e orarit të punës. Si pasojë e grevës së hekurudhave, rreth 40 % e trenave të shpejtë nuk do të lëvizin. Kjo grevë filloi të martën dhe është e 8-ta që shoqata franceze e hekurudha ndërmerr në 3 muajt e fundit. Projekt-ligji për miratimin e reformave i ka kaluar senatit dhe do të votohet këtë muaj. Presidenti Francois Hollonde dhe kryeministri Manuel Valls pavarësisht protestave kanë deklaruar se nuk do të dorëzohen dhe do t’i shkojnë deri në fund miratimit të këtij projekt-ligji.