KRYEFAQJA » LAJME » “Një letër për vajzën tonë”
nje leter per vajzen tone

“Një letër për vajzën tonë”

Themeluesi  rrjetit social Fejsbuk, Mark Zukenberg dhe e shoqja Prishila Çen, kanë vendosur të dhurojnë 99 përqind të aksioneve  të  tyre të Fejsbukut, të cilat aktualisht vlejnë 45 miliardë dollarë për një iniciativë të re filantropie që fokusohet mbi avancimin e potencialit njerëzor dhe promovimin e barazisë. Fushat primare ku do të fokusohet iniciativa janë mësimi i personalizuar, kurimi i sëmundjeve, lidhja e njerëzve dhe ndërtimi i komuniteteve të forta. Vendimi i ciftit erdhi pasi Çen solli në jetë vajzën e tyre të pare, të cilën e quajtën Meks. Në një postim në Fejsbuk, Zukenberg shpjegoi se po dhuronte 99 përqind të aksioneve, në mënyrë që bota të përmirësohet për brezat e ardhshëm. “Shoqëria jonë duhet ta bëjë këtë jo vetëm për drejtësi apo bamirësi, por edhe për madhështinë e progresit njerëzor”, shkruan Zukenberg.