KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Një refugjat sirian do të mbaje pishtarin olimpik në Athinë
Ibrahim al-Huisein refugjati sirian flaka oilmpike athine

Një refugjat sirian do të mbaje pishtarin olimpik në Athinë

Refugjati sirian Ibrahim al-Huisein eshte zgjedhur per te mbajtur pishtarin olimpik per nje distance te shkurter kur ai te kaloje ne Athine ne rrugetimin drejt Brazilit per lojerat olimpike te 2016-es. 27-vjecari i cili u largua nga vendi i tij para tre vitesh ka humbur kemben nga shperthimi i nje predhe. Pas nje viti ne klinikat turke, ai kaloi Egjeun per ne Greqi ku mori azil. Tashme ai jeton me qera ne Athine dhe flet pak greqisht. Ibrahim po rinderton jeten e tij, me synimin per t’iu rikthyer sportit. Ai i eshte bashkuar nje skuadre lokale bashketbolli dhe nje ekipi noti, ndersa stervitet cdo dite.

Pas njezet vitesh endrra ime po behet realitet. Kam enderruar gjithmone te konkurroj ne Lojerat Olimpike, dhe tashme do te mbaj flaken olimpike. Eshte nje nder i madh per mua”, thote ai.

Ibrahim ka enderruar gjithmone te marre pjese ne Lojerat Olimpike, por tashme syte e tij jane drejtuar tek fitimi i nje titulli kombetar ne Kampionatin Grek te Notit ne qershor te ketij viti. Me shume pune dhe vendosmeri, ai beson se do t’ia dale.