KRYEFAQJA » LAJME » Shpërthim me eksploziv, tronditen banoret e një pallati në kryeqytet
Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pallat në rrugën “Margarita Tutulani” në kryeqytet

Shpërthim me eksploziv, tronditen banoret e një pallati në kryeqytet

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në katin e 5-të të një pallati në rrugën “Margarita Tutulani” në kryeqytet. Ka qënë ora 1:30 e mëngjesit të së martës kur një sasi eksplozivi tronditi ndërtesën e quajtur “Riviera”. Banorët e tronditur shprehen se kanë kaluar orë tmerri pasi kanë ndjerë shpërthimin. Dëmet materiale janë të shumta si shkak i këtij shpërthimi. Mbi 20 dyer të shqyera, dëmtime të orendive shtëpiake, dëmtim dhe plasaritje e mureve të brendëshme dhe tavanit të pallatit. Ndërkohë që policia po punon për identifikimin e autorëve.