KRYEFAQJA » LAJME » UKT, skemë të re për debitorët
UKT

UKT, skemë të re për debitorët

Një skemë e re për të ndihmuar të gjithë familjarët që janë debitorët në ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë kanë tashmë një mundësi të shlyejnë detyrimet e prapambetura duke paguar një tarifë fikse mbi faturën mujore të ujit të pijshëm. Në bazë të akt-marrëveshjes së re tani çdo konsumator familjar që është debitor do të paguaj çdo muaj 2 mijë lekë të reja plus vlerën e faturës së përmuajshme. Kjo pasi skema që ishte deri më tani në fuqi dhe që trajtonte debinë e konsumatorëve familjarë, prodhonte një faturë me një vlerë që në raste të veçanta ishte e papërballueshme.