KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Një sulm kibernetik zhyt një pjesë të Ukrainës në errësirë
Një sulm kibernetik zhyt një pjesë të Ukrainës në errësirë

Një sulm kibernetik zhyt një pjesë të Ukrainës në errësirë

Ukraina perëndimore u zhyt në errësirë në muajin dhjetor, pas një sulmi kibernetik, që kishte në shënjestër rrjetin elektrik të saj. Lajmi është bërë të ditur për median të martën nga shoqëria e sigurisë informatike ESET si dhe disa burime lokale. “Ky është rasti i parë i shënuar në botë”, njoftuan ekipet e ESET Francë. “Virusi ishte futur me anë të një teknike me postë, që përmbante një dokument Exceli të infektuar” tha më shumë hollësi ESET, i cili zbuloi sulmin ndërsa ekipet e tij të punës po monitoronin virusin prej disa muajsh. ”Më 23 dhjetor, një pjesë e madhe e rajonit Ivano-Frankivsk, në perëndim të Ukrainës u zhyt për disa orë në errësirë”, bëri të ditur kompania lokale e energjisë elektrike ”Prikarpattiaoblenergo”. ”Ky defekt u shkaktua nga ndërhyrja e personave të paautorizuar në sistemin e komandimit në distancë dhe teknikëve u është dashur të lidhin manualisht energjinë elektrike”, kishte sqaruar më tej shoqëria.