KRYEFAQJA » LAJME » Një tjetër gomone me kanabis kapet në Leçe të Italisë
Shqipëri-Itali, sekuestrohen 277 kg kanabis

Një tjetër gomone me kanabis kapet në Leçe të Italisë

 

Një tjetër gomone me kanabis është kapur në brigjet e Italisë. Falë një operacioni mes dy policive, asaj shqiptare dhe italiane, është bllokuar një gomone që ishte nisur në afërsi të Kepit të Gjuhëzës në Vlorë. Autoritetet policore njoftojnë se në mjetin lundrues u gjetën 30 pako me kanabis ndërrsa janë arrestuar dy drejtuesit e gomones 36 vjeçari me iniciale D.A dhe 38 vjeçari A.B, të dy nga qyteti i Vlorës. Policia në njoftimin për shtyp konfirmon se e gjithë ngarkesa është 812 kilogramë. Njoftimi zyrtar i policisë jep detaje se në kufirin blu, në afërsi të Orikumit, është identifikuar dhe sekuestruar një mjet lundrimi i tipit gomone me dy motora. Ndërkohë, policia kufitare, në afërsi të vendit të quajtur Kepi i Gjuhzës, u identifikua një mjet lundrues i paidentifikuar, i cili lëvizte në drejtim lindje-perëndim. Në ndjekje të tij u vunë shërbimet e Repartit Special “Delta” dhe të Njësisë së Guardia di Financa në Vlorë dhe njëkohësisht operacioni u koordinua me shërbimet e Guardia di Financa të Barit. Rreth orës 2 të mëngjesit shërbimet e Guardia di Financa, në afërsi të Leçes, kanë arritur të identifikojnë dhe të ndalojnë mjetin e lundrimit tip gomone me motor 250 kuaj fuqi. Të 812 kilogramët e kanabisit të mbështjella me natriban u gjetën të lidhura në pjesën e bashit të gomones dhe në hapsirën e saj të përparëme. Autoritetet italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po punojnë për dokumentimin e plotë veprimtarisë kriminale të personave të arrestuar.