KRYEFAQJA » LAJME » Një tjetër tërmet ka goditur mëngjesin e sotëm Italinë

Një tjetër tërmet ka goditur mëngjesin e sotëm Italinë

Një tjetër tërmet ka tronditur mëngjesin e sotëm Italinë. Lëkundjet prej 4.9 balle të shkallës Rihter janë ndier në Macerata dhe zonën e Umbrias në Italinë qendrore. Njerëzit janë përfshirë nga kaosi i tërmeteve duke bërë që të braktisin shtëpitë e tyre dhe të rrinë në rrugë, duke kaluar edhe natën. Nuk njoftohet për dëme materiale, apo në njerëz. Këto janë pikërisht zonat ku ranë më parë edhe dy tërmete të fuqishme, që sollën dëme të mëdha.