KRYEFAQJA » LAJME » Njerëzit e dosjeve në parlament, priten polemika
Njerëzit e dosjeve në parlament, priten polemika

Njerëzit e dosjeve në parlament, priten polemika

Parlamenti shqiptar pritet të diskutojë dhe miratojë të enjten pesë kandidaturat e propozuara për anëtarë të Autoritetit për Informim për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, duke i celur rrugën zbatimit te ligjit “Për hapjen e dosjeve”. Komisioni i Ligjeve i ka përcjellë seancës për votim kandidaturën e Daut Gumenit, e propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politike dhe e mbështetur nga grupi parlamentar i PS-së dhe kandidaturën e Simon Mirakajt, e propozuar nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe e mbështetur grupi i PD-së. Kandidaturat të tjera janë edhe ajo e Altin Hoxhës, e propozuar nga grupi i LSI-së, kandidatura e Maringlen Kasmit, e propozuar nga grupi i PS-së dhe kandidatura e tretë është e Selami Zallit, e propozuar nga grupi i PD-së. Nga pesë kandidatët, që kanë marrë mbështetjen e 28 deputetëve, do të përzgjidhen katër, të cilët, bashkë me Gentiana Sulën e propozuar nga qeveria në qershor 2015, do të jenë njerëzit që do nisin zbatimin e ligjit të dosjeve, i kaluar nga Kuvendi në prill 2015.
Opozita ka paralajmëruar një qëndrim të ashpër, pasi e ka akuzuar maxhorancën se e ka anashkaluar në këtë proces përzgjedhës.