KRYEFAQJA » LAJME » Agjensia e Trajtimit të Pronave: Aplikoni deri në 23 Maj për njohjen e pronësisë

Agjensia e Trajtimit të Pronave: Aplikoni deri në 23 Maj për njohjen e pronësisë

23 Maji shënon mbylljen e afatit ligjor për depozitimin e kërkesave të reja për njohje pronësie pranë Agjensisë së trajtimit të pronave. Në një konferencë për mediat, drejtoresha Sonila Qato, sqaroi se referuar ligjit të ri të pronave, të gjithë të interesuarit për njohje të pronësisë kanë afat edhe 6 ditë për të aplikuar pranë agjensisë.

Zonja Qato tha se strukturat e agjensisë janë në dispozicion të qytetarëve dhe sqaroi se duhen vetëm dy dokumente për aplikim.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” në Agjensi janë paraqitur 5000 pronarë të interesuar për procesin e ri, nga të cilët 1300 janë aplikues për herë të parë.