KRYEFAQJA » LAJME » Nju Jork, Mustafa takohet me Tusk
Nju Jork, Mustafa takohet me Tusk

Nju Jork, Mustafa takohet me Tusk

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa u takua në Nju Jork me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. Gjatë takimit, kryeministri Mustafa foli për angazhimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, reformat dhe fuqizimin e shtetit ligjor. Sipas një njoftimi të qeverisë se Kosovës, Mustafa veçoi përkushtimin për proceset euro-integruese, duke theksuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe për liberalizimin e vizave, duke pritur tashmë finalizimin e tyre”. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk vlerësoi përparimin dhe shprehu përkrahje për integrimin evropian të Kosovës. Gjatë takimit, u bisedua edhe për krizën e fundit të refugjatëve.