KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nju Meksiko, protesta kundër Trump degjeneron në dhunë
Protesters picket outside the event site before Republican U.S. presidential candidate Donald Trump begins a rally with supporters in Albuquerque, New Mexico, U.S. May 24, 2016. REUTERS/Jonathan Ernst

Nju Meksiko, protesta kundër Trump degjeneron në dhunë

Tubimi i kandidatit republikan Donald Trump, në Nju Meksiko, u ndërpre nga një grup protestuesish të zemëruar, ndërsa nuk vonoi shumë që mitingu në Albuquerque të degjeneronte në dhunë. Dhjetëra forca policore, shumë prej tyre me kuaj, paralajmëruan disa herë protestuesit të qëndronin larg trotuarit, përballë vendit ku prisnin në radhë mbështetësit e Donald Trump, por pa sukses. Demonstruesit, që mbanin parulla me mesazhe si “Trumpi është fashist” dhe “Mjaft kemi dëgjuar”, dogjën bluza me sloganin e miliarderit “Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”, si dhe hodhën sende me flakë mbi policinë. Një pjesë e protestuesve arritën të hyjnë brenda tubimit, duke e ndërprerë disa herë pronarin e patundshmërive. Kjo ishte vizita e parë e Trampit në Nju Meksiko me popullatë hispanike. Kandidatja demokrate, Hillari Klinton, nga ana tjetër, kishte një mbrëmje të qetë në “The Ellen DeGeneres Show”, ku diskutoi me prezantuesen e famshme çështje politike të përqëndruara më shumë te vendimi i rivalit të saj, Berni Sanders, për të qëndruar në garë deri në Konventën e korrikut.