KRYEFAQJA » LAJME » Njuland nis vizitën në Tiranë
Njuland nis vizitën në Tiranë

Njuland nis vizitën në Tiranë

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit Viktoria Njuland, gjendet që prej orës 14.30 në Tiranë, në një vizitë thelbi i së cilës do të jetë gjetja e konsensusit mes pozitës dhe opozitës për miratimin e  Reformës në Drejtësi. Takimet e saj zonja Njuland i ka nisur me shefin e diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati. Ajo do të takohet edhe me shefin e opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama. Zyrtarja e lartë amerikane parashikohet të zhvillojë një takim edhe me një grup gazetarësh. Vizita e zonjës Njuland shikohet me shumë si një vizitë për të bindur opozitën ti bashkohet miratimit të Refromës në Drejtësi.