KRYEFAQJA » LAJME » Njuland viziton Maqedoninë
Njuland viziton Maqedoninë

Njuland viziton Maqedoninë

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për çështje europiane dhe euroaziatike, Viktoria Njuland zhvilloi sot takime me 4 udheheqësit e partive më të mëdha politike në Maqedoni. Ajo bisedoi se pari me kreun e Partisë Demokratike Menduh Thaci dhe atë të Bashkimit Demokratik për integrim Ali Ahmeti, e më pas me kryetarët e dy partive maqedonase, Lidhjes Socialdemorkate në opozitë dhe VMRO DMPNE në qeveri. Boshti i bisedimeve ishte kriza e tejzgjatur politike dhe ngecja e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Dy partitë shqiptare e sigruan zonjën Njuland se jaë pjesë kontruktive e zgjidhjes, kurse pala qeveritare akuzoi sërish opozitën për bllokim te procesit të zgjidhjes. Ndihmës sekretarja Njuland, pas takimeve deklaroi se ndihet e inkurajuar se do të ketë përparim në bisedimet për tejkalimin e krizës politike. Ky është një çast shumë i rëndësishme për Maqedoninë. Ka ardhur koha ta përfundoni këtë çështje me anë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Njuland u takua edhe me kryeprokuroren publike duke thënë se synimi i saj është të ndihmojë dhe mbështesë procesin e përforcimit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit.