KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nobel për Ekonominë, Hart dhe Holmström
Nobel për Ekonominë, Hart dhe Holmström

Nobel për Ekonominë, Hart dhe Holmström

Amerikano-britaniku Oliver Hart dhe finlandezi Bengt Holmström, janë nderuar sot në Stokholm me Çmimin Nobel për Ekonominë, për teorinë e kontratës. Hulumtimet e tyre zënë një fushë të gjerë zbatimi, nga falimentimi tek e drejta kushtetuese.

Fituesit qenë surprizë pasi asnjë prej kandidatëve të projektuar si fitues të mundshëm nuk rezultuan fitues. Çmimi Nobel për Ekonominë ka filluar të jepet që nga viti 1968, me kërkesë të Bankës Qendrore të Suedisë.

“Studiuesit kanë zhvilluar teorinë e kontratës, kornizë gjithpërfshirëse për analizimin dhe paraqitjen e ndryshme të kontratës si pagesat e drejtuesve të kompanive në bazë të performancës së tyre, përcaktimi i ekskluzivitetit apo bashkëpaguesit në sigurime shoqërore, por gjithashtu edhe në privatizimin e sektorit publik”, njofton juria.

“Ekonomitë moderne mbahen së bashku nëpërmjet kontratave të panumërta. Metodat e reja dhe mjetet e zbuluara nga dy ekonomistët janë mjaft të vlefshme për të kuptuar kontratat në jetën reale dhe në institucione”, nënvizon Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.