KRYEFAQJA » LAJME » Noka ka kërkuar zbardhjen e rrethanave të hyrjes së një paisje përgjimi në policinë e shtetit
Parlament, deputeti Noka sërish konfliktohet

Noka ka kërkuar zbardhjen e rrethanave të hyrjes së një paisje përgjimi në policinë e shtetit

Komisioni i Sigurisë do të thërrasë në seancë dëgjimore Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Cako si dhe kreun e Shërbimit Informativ Visho Ajazi Lika, lidhur me pretendimet e ngritura ditët e fundit për ekzistencën e një paisje përgjimi në policinë e shtetit. Nën kryetari i komisionit të Sigurisë, Flamur Noka ka kërkuar zbardhjen e rrethanave të hyrjes dhe përdorimit të kësaj paisjeje duke thënë se nëse këto pretendime vertetohen janë një shkelje e rëndë e ligjit si dhe e të drejtave të njeriut. Në të njëjtën linjë është shprehur edhe përfaqësuesi i LSI-së, Luan Rama, por që në të njëjtën kohë ka kërkuar informacione zyrtare lidhur me këtë çështje.

Përfaqesuesit socialist janë larguar nga mbledhja e Komisionit të Sigurisë duke thënë se nëse për këtë çështje ka një hetim penal, komisioni nuk mund të vijoje me seancat dëgjimore.