KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Norvegji – Hungari, ndeshja e parë e play-off-it për në Euro 2016
Norvegji - Hungari, ndeshja e parë e play-off-it pën në Euro 2016

Norvegji – Hungari, ndeshja e parë e play-off-it për në Euro 2016

Të enjten me 12 nëntor fillojnë garat e play-off-it për ndeshjet kualifikuese të Euro 2016. Me ndeshjet e vajtjes dhe të kthimit përcaktohen katër vendet e mundshme të cilat plotësojnë listën e vendeve pjesëmarrëse për fazën finale të kampionatit europian që mbahet nga 10 qershori deri me 10 korrik 2016 në Francë. Garat e vendeve të treta më të mira fillojnë nga stadiumi Uleval i Oslos, në oën 20:45, me ndeshjen Norvegji – Hungari, tre ditë më pas ndeshja e kthimit në Budapest. Norvegjia ishte një hap larg Euro 2016 por u kalua nga Kroacia në grupin e fituar nga Italia. Hungaria e treta në një grup më të lehtë që u fitua nga Irlanda e Veriut dhe Rumania që doli në vendin e dytë. Norvegjezët janë pretendentë por Hungaria kërkon të habisë të gjithë.

Duke lexuar emrat e lojtarëve në listë, trajneri norvegjez Per-Mathias Hogmo ka elementë me vlera shumë të mëdha si Per Ciljan Skjelbred, Alexander Soderlund dhe mbi të gjithë Martin Odegaard, gur i çmuar i Realit të Madridit që me 12 dhjetor të këtij viti mbush 17 vjeç. Me më pak lojtarë të fortë, Hungaria, gjithsesi është një skuadër e bashkuar. Jojtarët më të mirë të saj janë mesfushori Balazs Dzsudzsak dhe sulmuesi Nemanja Nikolic.

Në nëntë takimet e fundit që kanë luajtur bashkë, Hungaria nuk ka fituar asnjë ndeshje. Një bilanc i përgjithshëm i ndeshjeve me tyre flet për 18 takime, nga të cilat Norvegjia ka fituar pesë, Hungaria ka fituar tetë dhe pesë janë mbyllur në barazim. Ndeshja e fundit e tyre u luajt në Oslo, për kualifikimin në Euro 2008, dhe e fitoi Norvegjia me rezultatin 4-0.