KRYEFAQJA » LAJME » Not, zhvillohet Kampionatin Kombëtar Dimëror
Not, zhvillohet Kampionatin Kombëtar Dimëror

Not, zhvillohet Kampionatin Kombëtar Dimëror

Federata Shqiptare e Notit ka zhvilluar ditët  fundit në impiantin e pishinave “Stela” Kampionatin Kombëtar Dimëror, për të rinj e të rritur.  Në të gjitha disiplinat morën pjesë 120 notarë, të rritur dhe të rinj, nga ekipet e Flamurtarit, Tiranës, Teutës, Stelës, Nobis dhe Partizanit. Gjatë ditëve të kampionatit janë thyer disa rekorde kombëtare, nga të cilat 10 i përkasin garave në stafetë, ndërsa 8 kanë qenë rekorde individuale. Për sportdashësisht e notit tërhoqën vemendjen veçanërisht garat e stafetave. Ndër notarët ra në sy 17 vjeçari Deni Baholli i “Stelës” i cili shkëlqeu në disa gara duke fituar  vendin e parë.