KRYEFAQJA » LAJME » Novoselë, dëmshpërblime për të prekurit nga përmbytjet

Novoselë, dëmshpërblime për të prekurit nga përmbytjet

3529 familje në Novesel të Vlorës të prekur nga përmbytjet e vitit të kaluar do të përfitojne dëmshperblimet për dëmet e shkaktura. Kryeministri Edi Rama në një takim me fermeret e zonës u shpreh se ky proces ka ardhur pas një pune të madhe të realizuar nga qeveria në bashkëpunim me Bashkimin Europian.

Ndërsa dëmshpërblimet e banorëve të Shkodrës, Kreu i qeverisë u shpreh se do të merren brenda këtij viti.

Kompesimin e drejtë-përdrejtë financjar do ta marrë çdo familje e prekur nga fatkeqësite natyrore. Kryeministri Rama tha se procesit të sotëm do ti bëhet edhe një korigjim, duke shtuar në listë të gjitha ato familje që kanë pasur dëme të konsiderueshme e nuk janë llogaritur për tu përfshirë në këtë proces.