KRYEFAQJA » LAJME » Novoselë, Rama nis shpërndarjen e çetifikatave falas të pronësisë
Novoselë, Rama nis shpërndarjen e çetifikatave falas të pronësisë

Novoselë, Rama nis shpërndarjen e çetifikatave falas të pronësisë

Qeveria shqiptare ka nisur shpërndarjen e çertifikatat të pronësisë mbi tokën bujqesore, një nga premtimet e saj me rastin e ardhjes në pushtet dy vjet e gjysëm më parë. 150 çertifikatat e para të pronësisë u shpërndanë në Novoselë, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama. Ai tha se nis kështu zgjidhja përfundimtare e problemit 25 vjeçar të pronësisë mbi tokën bujqësore.”Çertifikatat e pronësisë për tokën bujqësore janë falas” tha ai. Sipas kryeministrit “Do të ndiqet modeli i legalizimit të shtëpive në zonat informale”.
Zoti Rama e cilësoi këtë hap të hedhur nga qeveria e tij si një mesazh për të gjithë fermerët e të gjitha familjeve që jetojnë prej vitesh me tokën. Marrja e titullit të pronësisë për kryeministrin është, një proces jetik. Sipas tij procedura është e thjeshtë. “Kryefamiljari të paraqitet në bashkinë përkatëse, përmes njësive administrative të depozitojë kërkesën, aktin e marrjes së tokës në pronësi dhe çertifikatën familjare. Mjaftojnë këto 3 dokumente për të marrë çertifikatën e pronësisë së tokës bujqesore” tha zoti Rama. Ai përsëriti se shërbimi është plotësisht falas nga ana shtetit, përmes një bashkëpunimi tanimë të ndërtuar mes bashkive, njësive administrative dhe hipotekës.