KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Numër rekord azilkërkuesish në Gjermani, vetëm gjatë majit, mbi 55 mijë kërkesa
azilkerkues

Numër rekord azilkërkuesish në Gjermani, vetëm gjatë majit, mbi 55 mijë kërkesa

55 259 kërkesa për azil, shumica sirianë, afganë dhe irakianë, janë dorëzuar në muajin maj. Kështu ka deklaruar ministria e Brendshme e Gjermanisë. Shifra paraqet rritje për 113 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ministria e Brendshme ka thënë se shifra e lartë është pjesërisht për shkak të intervalit të gjatë kohor midis ardhjes së migrantëve në Gjermani dhe aplikimit zyrtar për azil. Vitin e kaluar, autoritetet gjermane kanë regjistruar gati 1.1 milion azilkërkues, të cilët kanë ikur nga lufta ose persekutimi.