KRYEFAQJA » LAJME » Numërimi i votave në Dibër, kryeson Rama
Numërimi i votave në Dibër, kryeson Rama

Numërimi i votave në Dibër, kryeson Rama

Numurimi i deritanishëm i votave për kreun e ri të Bashkisë në Dibër i ka dhënë avantazh kandidatit të majtë Muharrem Rama, njofton KQZ. Ai ka marrë ka marrë 7373 vota, ndërsa Sherefedin Shehu i Aleancës i koalicionit të djathtë 5817 vota. Deri tani janë numëruar 44 Qendra Votimi nga 118 qendra që u hapën në këtë zonë zgjedhore. Procesi i numërimit është ndërprerë dhe pritet të fillojë në orën 10-të. Pjesëmarrja në votimet e 11 shtatorit për zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë Dibër ishte 60 për qind, 3 për qind më shumë se zgjedhjet e një viti më parë. Situata është e qetë.