KRYEFAQJA » LAJME » Numrat e çuditshëm të ndeshjeve kualifikuese europiane për në botëror
Numrat e çuditshëm të ndeshjeve kualifikuese europiane për në botëror

Numrat e çuditshëm të ndeshjeve kualifikuese europiane për në botëror

32.000

është popullsia e Gjibraltarit, e cila i zë vendin e fundit Lihtenshtejnit (37.000), si kombi me popullsi më të vogël që merr pjesë në ndeshjet kualifikuese për në botërorin Rusi 2018 për zonën UEFA. Një statistikë tjetër mund t’i japë disi zemër Gjibraltarit: Uruguaj, vendi me popullsi më të vogël në zonën CONMEBOL (3,3 milionë), ka fituar dy herë Kupën e Botës dhe mban rekordin me 15 herë fitues i Kupës së Amerikës.

100

për qind është rekordi i Bullgarisë më Luksemburgun duke i fituat të 12 ndeshjet e luajtura bashkë. Luksemburgu ka 8 orë e 40 minuta që nuk shënon kundër Bullgarisë.

80

për qind e rasteve që Ukraina ka marrë pjesë pjesë në ndeshjet kualifikuese të një botërori ka dalë në vendin e dytë në grup dhe është eliminuar në play-off. Hera e vetme që është kualifikuar në një kampionat botëror ka qënë kur ka dalë e para në Grupin 2 në ndeshjet kualifikuese për në Gjermani 2006 ku në grup kishte edhe Shqipërinë.

53

janë ndeshjet pozitive për Spanjën, radhazi, në ndeshjet kualifikuese për në botëror. Kjo është një gjë mahnitëse. E Kuqja e ka humbur ndeshjen e fundit 1-0 kundër Danimarkës në mars të vitit 1993 dhe që atë herë ka fituar 41 takime dhe ka barazuar 12. Gjermania dhe Holanda që të dyja janë pa humbje që nga 1 shtatori 2001, kur për ndeshjet kualifikuese për botërorin 2002 humbën respektivisht 5-1 në shtëpi kundër Anglisë dhe 1-0 kundër Irlandës jashtë. Më pas Holandezët kanë fituar 29 ndeshje dhe barazuar 3, ndërsa gjermanët kanë fituar 18 dhe barazuar 5.

23

gola është rekordi i Spajës, pa pësuar asnjë, në gjashtë ndeshje që ka luajtur kundër Lihtenshtejnit, të gjitha fitore. David Villa ka shënuar shtatë gola në katër takimet që ka luajtur.

16

janë botërorët e fundit ku ka marrë pjesë Gjermania, skuadra europiane që më shumë paraqitje. Ajo ndiqet nga Italia (14), Spanja (10), Anglia dhe Franca (5) dhe Portugalia (4).

15

janë pikët që ka marrë ndeshja më e parregullt. Bullgari – Armeni 1-0, ndeshje e Grupit B kualifikues për botërorin Brazil 2014, e luajtur në Sofje me 11 shtator 2012, ka pasur 10 kartela: 7 të verdha, një të verdhë të shndërruar në të kuq dhe 2 të kuq. Për çdo kartelë të verdhë 1 pikë, për çdo kartelë të shndërruar në të kuqe 2 pikë dhe për çdo kartelë të kuqe 3 pikë.

7

është mesatarja më e lartë e golave për ndeshje në një grup. Ka ndodhur në Grupin 7 kualifikues për botërorin 1934. 21 gola në tre ndeshje. Me 25 shkurt 1934, Irlandë – Belgjikë 4-4, 8 prill 1934, Holandë – Irlandë 5-2 dhe me 29 prill 1934, Belgjikë – Holandë 2-4.

6

gola ka shënuar Hans Krankl duke mbajtur rekordin e lojtarit që ka shënuar më shumë gola në një ndeshje. Takimi Austri – Maltë 9-0 që është luajtur me 30 prill 1977 në Salcburg ishte e vlefshme për Grupin 3 kualidikues për në botërorin Argjentinë 1978.

4

ndeshje pa humbur, nga të cilat tri janë fitore, është rruga që ka bërë Kosova para se të marrë pjesë për herë të parë në ndeshjet kualifikuese për në botëror kundër Finlandës.

3

janë ndeshjet me më shumë gola. 25 mars 1938 Hungari – Greqi 11-1, 21 maj 1969 Gjermani – Qipro 12-0 dhe 09 nëntor 1996 Lihtenshtejn – Maqedoni 1-11.

1

është fitorja e Norvegjisë kundër Gjermanisë në 19 ndeshje, e cila erdhi në një ndeshje miqësore të luajtur në vitin 2009. Ky rezultat i dha fund një periudhe negative për norvegjezët që kishin shtatë humbje radhazi.

0

gola ka pësuar Belgjika në gjashtë ndeshjet e vlefshme për t’u kualifikuar në kampionatin botëror Gjermani 1974, ajo është kaluar në Grupin 3 vetëm nga Holanda. Ndeshjet e dy kundërshtarëve në grup janë mbyllur me rrjeta të paprekura. Asnjë vend tjetër nuk ka qënë kaq i përsosur në mbrojtje gjatë ndeshjeve kualifikuese. Edhe pse nuk pësoi asnjë gol, Belgjika, nuk u kualifikua në botëror.