KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Numri i migrantëve në bregdetin italian, në rritje
migrant_298666590

Numri i migrantëve në bregdetin italian, në rritje

Numri i migrantëve që po arrijnë në Itali nga Afrika veriore është rritur në muajin qershor, në krahasim me muajin maj, njofton agjencia kufitare evropiane, Frontex. Rreth 22 500 njerëz kanë arritur në bregdetin italian, që është 24 % më shumë se në muajin e kaluar, shumica prej të cilëve janë nga Nigeria, Eritrea dhe Sudani, raporton Reuters duke e cituar deklaratën e Frontex. Ndërkaq në raport me vitin e kaluar, numri i atyre që e kanë kaluar kufirin detar ilegalisht është përafërsisht i njëjtë me sivjet. Mirëpo, numri i migrantëve që kanë arritur në Greqi nga Turqia është 95 % më pak në krahasim me vitin e kaluar, kryesisht për shkak të marrëveshjes që ekziston mes BE-së dhe Turqisë që kjo e fundit të kthejë migrantët prapa. Numri i migrantëve ka rënë në këtë pjesë edhe për shkak të kontrollimit më të madh të kufirit mes Maqedonisë dhe Greqisë.