KRYEFAQJA » LAJME » Nxënësit e Valaresë në Lunxhëri

Nxënësit e Valaresë në Lunxhëri

Alfredi dhe Sara, janë 2 nga nxënësit e shkollës “Petro Poga” të zonës së Lunxhërisë në Gjirokastër. Dy vogëlushëve 10 dhe 6 vjec, motër e vëlla iu duhet të ecin çdo ditë rreth 2 km në këmbë nga fshati Valare, për në shkollë. Por nuk është largësia i vetmi problem i tyre. Në çdo moment ata janë të rrezikuar, pasi përshkojnë rrugen pa asnjë siguri për jetën. Si Alfredi dhe Sara jane edhe 80 fëmijë të cikilit parashkollor dhe 9 vjecar që ndeshin të njëjtën vështirësi. Fëmijët ecin përgjatë rrugës e cila nuk ka trotuar, aty ku lëvizin një numër i madh mjetesh me rrezikun që mbart çdo ditë rrugëtimi i tyre përtej dijes. Vendimi për mos sigurimin e transportit të nxënësve që hyri që fuqi në fillim të këtij viti mësimor, u prit me protesta nga komuniteti i prindërve. Peticioni i tyre, i firmosur nga kryetaria e bashkisë Gjirokastër, dhe këshilltarët mbeti një vendim në letër që nuk e përligj nevojën që këta fëmijë kanë sot.