KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama britanikëve: Qëndroni në BE
Obama britanikëve: Qëndroni në BE

Obama britanikëve: Qëndroni në BE

Aftesia e Mbreterise se Bashkuar per te luftuar terrorizmin do te ishte me efektive nese ajo qendron e bashkuar me aleatet e saj europiane. Ne nje editorial te publikuar ne te perditshem The Telegraf, presidenti amerikan Obama, i cili filloi te enjten nje vizite treditore ne Britani, theksoi se qendrimi ne Bashkimin Europian e zmadhon influencen britanike ne bote. Nderhyrja e Presidentit amerikan ne referendumin e 23 qershorit ku britaniket do te votojne per te qendruar ose jo brenda bllokut europian, ka ngjallur shume debate nga mbeshtetesit e daljes nga BE-ja. Megjithate, ne editorialin e tij, Obama pranon se kjo ceshtje mund te vendoset vetem nga votuesit britanike. Por ai gjithashtu theksoi se rezultati i ketij votimi eshte nje ceshtje e nje interesi te vecante per Shtetet e Bashkuara te Amerikes. “Dhjetra mijera amerikanet qe prehen ne varrezat e Europes jane nje deshmi e heshtur se si jane te nderlidhura begatia dhe siguria jone. Rruga qe ju do te zgjidhni tani do te pasqyrohet gjithashtu edhe ne te ardhmen e gjenerates se sotme amerikane”, shkruan Obama ne editorialin e tij botuar nga e perditshmja britanike the Telegraf.