KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama: Do të ndërhy nëse kërcënohen vlerat tona
Obama premton trazicion të kujdeshëm, por vigjilent ndaj Trampit

Obama: Do të ndërhy nëse kërcënohen vlerat tona

Presidenti amerikan Barack Obama nuk ka ndërmend të jetë një kritik i papërkulur ndaj presidentit të zgjedhur Donald Trump, por rezervon të drejtën që të flasë nëse shikon se idealet e tija vihen në rrezik. Këtë e tha vetë ai në një konferencë për shtyp në Lima (Peru) ku ndodhet për takimin e nivelit të lartë të APEC-ut (Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor).

Obama tha se ka dëshirë “që të respektojë detyrën dhe t’i japë mundësi presidentit të zgjedhur që t’i paraqesë mendimet dhe platformën e tij pa pasur ndokën që kërcen përpjetë” por, shtoi ai, nëse ndonjë çështje “do të prekë pikat qendrore të vlerave tona dhe parimet tona dhe nëse mendoj se është e nevojshme një ndihmë për të mbrojtur këto parime atëherë do të flas kur të jetë çasti i duhur”.

Obama e quajti veten “një qytetar amerikan që e do thellë në zemër vendin e tij”.