KRYEFAQJA » LAJME » Obama do të presin Ramën në Shtëpinë e Bardhë
Rama nis vizitën në SHBA

Obama do të presin Ramën në Shtëpinë e Bardhë

Presidentin Barak Obama, do të presi në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin shqiptar Edi Rama, në mesin e muajit prill. Lajmi është përhapur nga deputeti socialist Taulant Balla nëpërmjet rrjetit socal Fejsbuk. “Me 13-14 Prill, Kryeministri Edi Rama do të jetë në Shtëpinë e Bardhë për një takim zyrtar me Presidentin Barak Obama” shkruan zoti Balla në statusin e tij. Ende nuk ka hollësi rreth kësaj vizite. Ky do të jetë takimi i dytë i zotit Rama me presidentin Obama. Takimi i parë u realizua gjatë pritjes së organizuar nga Presidenti Obama dhe Zonja e tij, për krerët e delegacioneve që morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në shtator të 2013, pak ditë pasi zoti Rama kish marrë drejtimin e qeverisë shqiptare.
Mediat shqiptare, veçanërisht ato të afërta me opozitën, shënojnë se vizita kryeministrit socialist në Uashington, vjen pasi një asaj të një delegacioni të opozitës së djathtë shqiptare i kryesuar nga kreu i PD Lulzim Basha. Zoti Basha u prit në takime të shumta nga zyrtarë të lartë të administratës amerikane, përfshirë dhe Victoria Nuland, ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit.