KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama do të vizitojë Kubën
Obama: Do të bëjmë gjithçka për të mbështetur aleatët tanë

Obama do të vizitojë Kubën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të vizitojë Kubën. Do të jetë kjo vizita e parë e një presidenti amerikan në ishullin komunist në afro 90 vjet. Udhëtimi i Obamës në Kubë do të jetë pjesë e një turneu në Amerikën Latine, në muajin mars, bënë të ditur zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. Në vitin 2014, Obama dhe presidenti i Kubës, Raul Castro, lajmeruan se do të nisin normalizimin e marrëdhënieve pas gjysmë shekulli armiqësi. Të dyja vendet, qysh atëherë, kanë rivendosur marrëdhënie tregtare dhe diplomatike. Hera e fundit që Kuba u vizitua nga një president amerikan ka qenë viti 1928.