KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama: Fitorja ndaj grupit ISIS nuk mund të jetë vetëm ushtarake
Obama: Fitorja ndaj grupit ISIS nuk mund të jetë vetëm ushtarake

Obama: Fitorja ndaj grupit ISIS nuk mund të jetë vetëm ushtarake

Presidenti Barak Obama tha të martën në takimin e lartë kundër ekstremizmit të dhunshëm që po zhvillohet në Nju Jork se fitorja ndaj grupit ISIS nuk mund të jetë vetëm ushtarake. Përpjekjet ushtarake duhet të shoqërohen me përparim ekonomik dhe politik, për të eliminuar radikalizimin dhe ekstremizmin. Kjo, theksoi presidenti Obama, nënkupton të fitohet ndaj ideologjisë së grupit Shtetit Islamik.
Në takimin e Nju Jorkut marrin pjesë përfaqësues të mbi 100 vendeve. Grupi ISIS, tha presidenti po shfrytëzon kaosin dhe boshllëqet e krijuara në vende me qeveri të dështuara ose ato të përfshira në konflikte.  Dy vendet që ISIS kontrollon territore janë Iraku dhe Siria. Hyrja e Turqisë në luftë, tha presidenti, e ka izoluar grupin ISIS duke mos lejuar ardhjen e luftëtarëve të huaj nga kufiri turk.
Në Siri, tha Presidenti fitorja ndaj grupit ISIS kërkon zëvendësimin e presidentit Bashar al-Sadat.  Presidenti tha se ai ështi i gatshëm të punojë me Rusinë dhe Iranin për të gjetur një formulë zgjidhjeje për Sirinë. Të dyja këto vende janë aleate të presidentit Asad dhe nuk janë dakort që ai të largohet.
Lufta kundër grupit ISIS tha presidenti është një sfidë të madhe, pasi nuk është thjesht një fushatë ushtarake. Në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriuoire, tha ai,  po ndodhin ndryshime radikale dhe probleme të grumbulluara prej dhjetra vitesh që po manifestojnë veten në formën e grupit ISIS.