KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama kërkon mbështetjen e ushtarakëve kundër ISIS
barak obama

Obama kërkon mbështetjen e ushtarakëve kundër ISIS

Presidenti amerikan, Barak Obama, tha të hënën se militantët e Shtetit Islamik kanë humbur shumë territore në Siri dhe Irak por, sipas tij, nevojitet një perparim më i madh i koalicionit. Duke folur në Pentagon, Obama tha se ka ngarkuar Sekretarin e Mbrojtjes, Esh Karter të shkoje në Lindjen e Mesme për tu ofruar mbështetje më të madhe ushtarake vendeve që janë pjesë e koalicionit kundër Shtetit Islamik. Presidenti amerikan i beri komentet pas një takimi që pati në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe ku u fol për luftën ndaj militantëve. Ai tha se strategjia amerikane përfshin gjetjen e udhëheqësve të grupit terrorist.