KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama kritikon Donald Trump
obama trump

Obama kritikon Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka kritikuar propozimin e kandidatit republikan Donal Trump për reforma që dobësojnë Wall Street dhe nga ana tjetër vlerësoi arritjet ekonomike gjatë mandadit të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Vërejtjet e Obamës të bëra në Indiana mund të përdoren edhe si argumente gjatë fushatës se vjeshtës kundër kandidatit republikan për president. Obama nuk përmendi emrin e Trump, por kritikoi ashpër propozimet e politikave të miliarderit, veçanërisht premtimin e tij për të çmontuar shumicën e rregulloreve financiare të vendit.
Obama, i cili largohet nga detyra në janar, kërkon me ngulm një pasaardhës demokrat për të mbrojtur trashëgiminë e tij të ndërtuar në tetë vite si në ekonomi, reformën e kujdesit shëndetësor dhe ndryshimin e klimës. Obama tha se gjatë presidencës së tij ka përmirësuar shumë ekonominë e vendit, duke shënuar rezultate të dukshme nga situata që gjeti kur erdhi në pushtet.