KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama kritikon miliarderin Trump dhe kandidatët e tjerë republikanë
barack-obama

Obama kritikon miliarderin Trump dhe kandidatët e tjerë republikanë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, kritikoi miliarderin Donald Trump dhe kandidatët e tjerë republikanë presidencialë, duke thënë se pikëpamjet e tyre për myslimanët dhe ndryshimet klimatike janë “problematike” për gjithë botën. “Nuk është vetëm zoti Trump, shihni deklaratat e kandidatëve të tjerë”, tha Obama para gazetarëve, gjatë qëndrimit të tij në Kaliforni. Ai shtoi se “nuk ekziston asnjë kandidat i vetëm në garën republikane, që mendon se duhet të bëjmë diçka për ndryshimin klimatik”. Kurse Donald Trumpi, i cili propozoi ndalesë të përkohshme për hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, “mund të paraqese peshën kryesore në ndjenjën kundër myslimanëve, por nëse shihni atë që thonë edhe kandidatët e tjerë republikanë, kjo është tejet problematike”, tha Obama. Trumpi nuk do të jetë president dhe arsyeja është se kam shumë besim te populli amerikan. Mendoj se të gjithë e dine se të jesh president është punë serioze”, tha Obama.