KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama kritikon Trump në lidhje me armët bërthamore
obama samiti nuklear washington 2016 kritikon donald trump

Obama kritikon Trump në lidhje me armët bërthamore

Deklaratat e kandidatit presidencial republikan Donald Tramp për posedimin me armë bërthamore të aleatëve të Uashingtonit, janw kritikuar nga Presidenti amerikan, Barak Obama. Trump deklaroi njw ditw mw pare në CNN se do të përbënte avantazh fakti që aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si Japonia apo Koreja e Jugut të kishin armët e tyre bërthamore dhe se nuk përjashtonte faktin që këto lloj armësh t’i përdorte në Evropë. Nderkaq presidenti Obama edhe pse nuk e permendi emrin e Tramp u shpreh se komente të tilla reflektojnë faktin për mosnjohje të politikës së jashtme apo të politikës bërthamore, të Gadishullit Korean apo të botës në përgjithësi. Obama vijon me tej duke thwnw se politikat amerikane gjatë gjashtë dekadave të fundit kanë kontribuar për paqen dhe prosperitetin e këtij rajoni dhe nuk mund ta çbëjmë këtë. Kjo pwrgjigje e Obames vjen në mbyllje të Samitit për Sigurinë Bërthamore që u zhvillua në Uashington.