KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama: Libia, një nga gabimet e presidencës sime
Obama : " Të gjitha palët duhet të mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike "

Obama: Libia, një nga gabimet e presidencës sime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, pranoi se Libia është një nga gabimet e mëdha të presidencës së tij. Në një intervistë për rrjetin Fox Neës, Obama shprehu keqardhje për dështimin në parashikimin e asaj që do të vinte pas rënies së diktatorit Muhamar Gadafi. Megjithatë, Obama e mbrojti ndërhyrjen si veprim të drejtë për popullin libian. Nuk është hera e parë që presidenti Obama shpreh keqardhje mbi gjendjen në Libi. Muajin e kaluar, në një intervistë, ai tha se operacioni në Libi ishte zhvilluar ashtu siç kishte shpresuar, por tashme ky vend ndodhet në kaos të plotë. Obama kritikoi Francën dhe Britaninë e Madhe, në mënyrë të veçantë kryeministrin britanik David Cameron, duke thënë se ai u shpërqendrua pas ndërhyrjes. Presidenti Obama, të cilit nuk i kanë mbetur edhe shumë muaj në detyre, ka folur shpesh herë për dështimet e tij, ndër të cilat përmend edhe ligjin e armëve në SHBA, që mbetet një nga pikat e nxehta të shoqërisë amerikane.