KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama mbron ish sekretaren Klinton
Obama mbron ish sekretaren Klinton

Obama mbron ish sekretaren Klinton

Presidenti amerikan Barak Obama u shpreh se përdorimi i emailit privat nga zonja Klinton gjatë kohës kur ishte sekretare shteti ka qënë gabim, po hodhi poshtë zërat se siguria kombëtare është cenuar si pasojë e ketij veprimi. “Ka bërë gabim dhe e ka pranuar vete. Nuk kemi pse e zmadhojmë këtë gjë për shkak të politikes”, tha presidenti në emisionin 60 minuta në CBS. Kur u pyet se më parë administrata ka ndëshkuar zyrtare që kanë mbajtur në kompjutera privatë materiale sekrete, Obama tha se në këtë rast, zonja Klinton nuk ka dashur të fshehë gjë apo të përcjellë informacione aty ku nuk duhet. Obama foli në intervistë edhe për Sirinë, Shtetin Islamik dhe Rusinë. Ai tha se presidenti Putin ka vepruar gabim duke zgjedhur si aleat kreun sirian të shtetit, i cili ka luftuar kundër popullit te tij. Obama tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin opozitën siriane. “Siria eshte shndërruar në problem global, njësoj si shteti islamik, luften ndaj të cilit do ta vijojmë”, tha presidenti Obama.