KRYEFAQJA » LAJME » Obama, mesazhe urimi, mbështetje dhe bashkëpunimi ndaj Shqipërisë
SHBA po përpiqet për të shëruar sëmundjen e kancerit

Obama, mesazhe urimi, mbështetje dhe bashkëpunimi ndaj Shqipërisë

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shprehur mirënjohjen e tij për rrugën që ndjek Shqipëria, në drejtim të rritjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan si dhe anembanë botës. Në një mesazh urimi drejtuar presidentit Bujar Nishani me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, zoti Obama shkruan: “U jam mirënjohës kontributeve të Shqipërisë në drejtim të rritjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan si dhe anembanë botës”. Presidenti amerikan nënvizon gjithashtu se kontributet e Shqipërisë “… përfshijnë edhe ndihmesën e vlefshme të Shqipërisë si pjesëtare e Koalicionit Ndërkombëtar që lufton ISIS-in dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm në rajonin e Ballkanit”. Lidhur me marrëdhëniet dypalëshe, zotit Obama duke shfrytëzuar Festën e 28 Nëntorit, shprehet se ” Kjo shënon edhe një rast për të reflektuar mbi partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm që gëzojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria, ashtu siç u nënvizua edhe nga nënshkrimi në prill i Partneritetit Strategjik Sh. B. A. – Shqipëri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Shqipërinë që të përparojë në rrugëtimin e saj drejt integrimin të plotë Euro-Atlantik”, shkruan Presidenti amerikan Obama në mesazhin e tij.