KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama nderon 21 qytetarë amerikanë për merita të veçanta
Obama nderon 21 qytetarë amerikanë për merita të veçanta

Obama nderon 21 qytetarë amerikanë për merita të veçanta

Presidenti Barak Obama nderoi me Medaljen e Lirisë 21 qytetarë amerikanë për merita të veçanta. Mes fituesve të medaljes kishte filantropistë, artistë, shkencëtarë dhe personalitete të angazhuar fuqishëm në çështje sociale. Në fjalën e tij presidenti Obama tha se çdo njëri prej fituesve të medaljes shërben si thirrje për të kujtuar se diversiteti e ka ndihmuar këtë vend dhe e ka bërë Amerikën madhështore. Lista e të ftuarve ishte e mbushur me emra të famshëm si Robert de Niro, Robert Redford, Tom Hanks, Diana Ross, Bruce Springsteen, Bill Gates, apo ish-kampioni i basketbollit Michael Jordan. Ndërsa komediania dhe aktorja Ellen DeGeneres u përfshi nga emocionet kur mori medaljen. DeGeneres e çoi sfidën e manekinëve në Shtëpinë e Bardhë. Në videon e postuar prej saj në rrjetin social Twitter, De Generes shihet duke luajtur bashkë me të tjerët lojën e “ngrirjes”. De Generes bëri histori kur deklaroi publikisht orientimin seksual të saj. Presidenti Obama tha se ndihej i prekur prej çdo njerit që u nderua me medalje.