KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama në Arlington: Dita e të rënëve, lutja jonë për paqe
obama

Obama në Arlington: Dita e të rënëve, lutja jonë për paqe

Është bërë traditë në Amerikë që të hënën e fundit të muajit maj të nderohet kujtimi i të rënëve në luftë. Këtë vit Dita e të Rënëve shënohet më 30 maj. Amerikanët si çdo vjet do të reflektojnë mbi sakrificën e bashkëkombësve të tyre, përsëri. Rreshta të tërë me varre të të rënëve në varrezat kombëtare të Arlingtonit, gjatë gjithë ditës vizitohen nga mijëra amerikanë, anëtarë të familjeve të veteranëve dhe të rënëve, të cilët shkojnë të nderojnë këto varre, në Ditën e të Rënëve. Të rënët e parë të varrosur në Varrezat Kombëtare ishin ushtarë të vrarë gjatë Luftës Civile Amerikane. Tani në këto varreza prehen mbi 330 mijë ushtarë. Numri i ushtareve te vrare amerikane gjate vitit 2007 ne Irak arriti 900 veta. Viti 2007 ishte me vdekjeprurës për ushtaret amerikanë. Që nga hyrja ne Irak në vitin 2003, numri i përgjithshëm i amerikaneve të vdekur në këtë vend u bë 3900 veta. Këtë e tregojnë të dhënat zyrtare të Pentagonit.