KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama në CIA, flet për hapat e tjerë në luftën kundër ISIS
Obama në CIA, flet për hapat e tjerë në luftën kundër ISIS

Obama në CIA, flet për hapat e tjerë në luftën kundër ISIS

Presidenti amerikan, Barak Obama, deklaroi se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik në Siri dhe Irak, e ka detyruar këtë grup të jetë në terheqje, duke e ngushtuar territorin e tij dhe duke i marrë në shënjestër udheheqhesit e lartë. Presidenti e bëri deklaratën pas takimit me këshilltarët e sigurisë kombëtare në selinë e agjencisë qëndrore të inteligjencës CIA. Ai tha se kjo prirje do të vazhdojë. Deri tani, janë ndërmarrë 11,500 sulme ajrore kundër objektivave të shtetit islamik në Siri dhe Irak. Çdo ditë udhëhehqësit e shtetit islamik zgjohen dhe e kuptojnë se mund të jetë dita e tyre e fundit ”, tha presidenti Obama. Ai theksoi se përfundimi i luftës civile pesëvjeçare në Siri është me hapi me madhor për disfatën e ketij grupi terrorist, sepse shteti islamik e shfrytëzon këtë konflikt për tu përhapur, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë.