KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama në korrik viziton Poloninë dhe Spanjën
obama

Obama në korrik viziton Poloninë dhe Spanjën

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë bërë të ditur se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka planifikuar një udhëtim treditor muajin e ardhshëm në Poloni dhe Spanjë. Obama do të ndjekë samitin e NATO-s më 8 dhe 9 korrik në Varshavë, përpara se të udhëtojë në Spanjë. Shtëpia e Bardhë ka thënë se ky do të jetë “samiti i pestë dhe i fundit i Obamës me udhëheqësit e NATO-s”. Në këtë samit pritet të vendoset nëse NATO-ja do të rrisë praninë e trupave dhe të pajisjeve në bazat në Poloni dhe në shtetet e Baltikut, të cilat përballen me kërcënimin e agresionit rus.