KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama në Vietnam: SHBA heq embargon e armëve
obama hanoi

Obama në Vietnam: SHBA heq embargon e armëve

Shtetet e Bashkuara do të heqin plotësisht embarogn e eksportit të armëve në Vietnam. Presidenti Barak Obama, duke folur në Hanoi, ka thënë se ky veprim ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve me ish-armikun e luftës dhe eliminimin e gjurmëve të vazhdueshme të Luftës së Ftohtë. Embargoja e armëve është hequr pjesërisht në vitin 2014. Vizita 3-dtëshe e Obamës në Vietnam vjen 41 vjet pas përfundimit të Luftës së Vietnamit, në të cilën SHBA ka bërë përpjekje të pengojë vendosjen e regjimit komunist në Vietnamin Jugor.