KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama në Vietnam: Të respektohen të drejtat e njeriut
obama

Obama në Vietnam: Të respektohen të drejtat e njeriut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka bërë thirrje Vietnamit të respektojë lirinë e fjalës dhe të shtypit dhe t’i përfshijë ato në kushtetutën e vendit. Duke folur në Hanoi, Obama ka thënë se Vietnami nuk duhet të frikësohet nga respektimi i këtyre të drejtave. Ai ka thënë se repsektimi i tyre e përforcon stabilitetin dhe nuk e kërcënon atë. Vitenami kritikohet vazhdimisht për shkelje të të drjetave të njeriut. Shteti komunist ka rreth 100 të burgosur poitikë.