KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama për BREXIT: Zhvillimi i ngadalshëm ekonomik, detyroi votuesin britanik për të dale nga BE
obama-brexit

Obama për BREXIT: Zhvillimi i ngadalshëm ekonomik, detyroi votuesin britanik për të dale nga BE

Presidenti amerikan, Barak Obama ka thënë se zhvillimi i ngadaltë ekonomik dhe zgjerimi ambicioz dhe planet e integrimit të BE-së, mund ta kenë shtyer votuesin britanik që të votojë për të dalë nga blloku evropian. Gjatë një interviste në radion publike amerikane, NPR, Obama ka thënë se ekonomia në eurozonë nuk ka shënuar rritje si ekonomia amerikane prej krizës financiare të vitit 2008 dhe se BE është ngutur që të zgjerohet pa e pasur konsensusin e nevojshëm. “Unë mendoj që mënyra më e mirë për të menduar për këtë, është se është shtypur butoni i pauzës mbi projektin e integrimit të plotë evropian”, ka thënë ai. “Nuk do e teproj me këtë pasi ka pasur pak a shumë reagime histerike pas votimit për BREXIT, sikur tani NATO nuk ekziston më, se aleanca trans-atlantike është duke u shpërbërë dhe se çdo vend është duke u strukur në këndin e tij. Kjo nuk po ndodh”, ka thënë Obama. Obama vëren disa ngjashmëri mes referendumit në Britani dhe zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ai thotë se disa politikanë kanë arritur të shfrytëzojnë frikën e votuesit për humbjen e kontrollit derisa ofrojnë “ndjenja nostalgjike dhe të paqarta rreth asaj se si do e bëjmë Britaninë të mrekullueshme sërish, apo do ta bëjmë Amerikën të mrekullueshme sërish”. Por, Obama ka thënë se nuk beson që kandidati nga Partia Republikane amerikane për president, Donald Trump është zëdhënës legjitim për klasën punëtore në asnjëren anë të Atlantikut.