KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama për Korenë e Veriut: Do të ketë pasoja shumë të rënda
Obama për Korenë e Veriut: Do të ketë pasoja shumë të rënda
EPA/MICHAEL NELSON / KCNA

Obama për Korenë e Veriut: Do të ketë pasoja shumë të rënda

Pas provës së re bërthamore të Koresë së Veriut, Shtëpia e Bardhe ka “pohuar punën e pandalshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë e aleatëve tanë në Azi dhe në të gjithë botën”.

Presidenti amerikan Barack Obama i cili mban kontakte të vazhdueshme me aleatët japonezë dhe koreanojugorë, “tregoi se do të vazhdoj të këshillohem me aleatët tanë në ditët e ardhshme, për t’i garantuar se veprimet provokuese të Koresë së Veriut do të kenë pasoja shumë të rënda”.

Edhe Kina shpreh kundërshtim të vendosur drejt provës së re bërthamore të Koresë së Veriut dhe e fton me vendosmëri që të respektojë premtimin për të mos i shtuar. Këtë e ka shprehur me një ton të ashpër Ministria e Jashtme e Kinës.