KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjedhjet presidenciale, Obama: Clinton ta marrë para Trump-in
Obama për zgjedhjet presidenciale: Clinton ta marrë para Trump-in

Zgjedhjet presidenciale, Obama: Clinton ta marrë para Trump-in

“Nuk na mjafton që Hillary të fitojë, por duhet të bëjmë ç’është e mundur që të fitojë mënyrë të bujshme, që të japim një mesazh të qartë se kush jemi si popull”. Këtë e ka thënë presidenti amerikan Barack Obama, gjatë fjalimit para 350 financueve të fushatës demokrate në Kaliforni.

“Duam një fitore të madhe. Nuk duhet të kënaqemi sepse kaluam nga vrima e gjilpërës, veçanarisht kur ai tjetri (flet për Trump) është bërë tashmë vajtues duke thënë se ndeshja është shitur”, shtoi presidenti.

Obama shpjegoi se nuk ka vetëm dëshirë që Clinton të Fitojë, ta marrë para në zgjedhje kandidatin republikan dhe t’i thotë atij dhe mbështetësve të tij se Shtetet e Bashkuara i hedhin poshtë mendimet e tij.